Arsimi, sindikata kundër Drejtorit të ISHA-së

16.03.2024 17:00

Drejtori ekzekutiv i Inspektoratit të Arsimit, Halit Ferati....

Drejtori ekzekutiv i Inspektoratit të Arsimit, Halit Ferati, nuk është i përshtatshëm për pozitën që e mban, sepse nuk ka punuar asnjë ditë në arsim akuzuan nga Sindikata e Pavarur e Inspektoratit Arsimor. 
 
Nga aty pyesin - si duhet të reagojnë ndaj drejtorëve të përkohshëm nëpër shkolla , gjegjësisht ushtrues detyre që vendosen në mënyrë të parregullt  dhe për anomali të tjera nëse njeriu i parë i tyre nuk i plotëson kushtet.
 
Drejtori që vjen në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, nga ajo publikoi Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit  vërejtëm që ai nuk është i përshtatshëm për ata punë që i kryen dhe se një pjesë të kritereve që duhet ti posedoj ai nuk i ka,  gjegjësisht ato 5 vite përvojë që duhet ti ketë në arsim, ai nuk i ka. 
 
Sindikata duhet të përfaqësojë një organizatë që mbron të drejtat e punëtorëve dhe jo të merret me çështje politike. Ky sindikat nuk është reprezentativ, thotë  Ushtruesi i detyrës -  Drejtor në  Inspektoratin Shtetëror të Arsimit. 
 
"Lidhur me reagimin e Sindikatës së Pavarur të Inspektoratit të Arsimit me seli në Sopishtë, se nuk jam person i përshtatshëm për drejtor të ISHA-së, ju njoftoj se bëhet fjalë për ushtrues detyre, i emëruar nga Qeveria e RMV-së dhe jo pozitë e zgjedhur me shpallje publike," - thuhet në reagimin me shkrim të Halit Feratov, UD Drejtor i Inspektoratit të Arsimit. 
 
Ndryshe, Ferati është politolog I diplomuar dhe punonjës social dhe magjistër në fushën e administratës publike. (Sanije Kasami, TVM2)