Konflikti Rusi-Ukrainë, Ukraina garantoi objektiva në qytetin kufitar rus

16.03.2024 18:12

Vazhdojnë sulmet me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës...

Vazhdojnë sulmet me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës. Viktima dhe të plagosur në një sulm me raketa ukrainase në Belgorod. Rafineritë ruse të naftës në zonën e Samara u vunë në shënjestër të dronëve. 
 
Presidenti i Ukrainës thotë se vendi do të rrisë prodhimin dhe vendosjen e dronëve kundër forcave ruse pas një sulmi vdekjeprurës në Odessa, ku numri i të vdekurve dhe të plagosurve vazhdon të rritet.  
 
“Ne diskutuam gjithashtu prodhimin dhe përdorimin e dronëve tanë sulmues dhe dronëve me rreze të gjatë kundër logjistikës ruse dhe sistemit të tyre. Sa më të drejta të kemi përgjigje ndaj shtetit rus dhe sa më të dukshme veprimet tona kundër sistemit rus, aq më e vështirë do të jetë për presidentin rus Putin të vazhdojë sundimin, dhe rrjedhimisht edhe luftën” - tha Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. 
 
 
“Për shkak të një sulmi me raketa, ka ndërtesa të shkatërruara në zonën e rekreacionit të Odessa. Të paktën 10 shtëpi private janë dëmtuar. Mes punonjësve mjekësorë dhe shpëtimtarëve ka të vdekur dhe të plagosur që mbërritën në vend pas shpërthimit të parë për të kryer detyrat e tyre” - u shpreh Natalya Humenyuk, zëdhënëse e Komandës Jugore të Ukrainës. 
 
Autoritetet ukrainase kanë nisur evakuimin e fshatrave në rajonin verior Sumy në kufi me Rusinë për shkak të granatimeve të rënda ruse. Sulmet vijnë ndërsa po zhvillohet votimi në zgjedhjet presidenciale të Rusisë, në të cilat Putin po lufton për një mandat të pestë dhe gjashtë vjet të tjerë në pushtet. 
 
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi zgjedhjet ruse në rajonet e okupuara të Ukrainës në Luhansk, Donetsk, Zaporozhye, Kherson.
 
Synimi i Rusisë për të mbajtur zgjedhje presidenciale deri më 17 mars në zonat e Ukrainës nën kontrollin e saj është i papranueshëm. Misioni monitorues për të drejtat e njeriut në Ukrainë dokumenton se e kaluara e ashtuquajtura referendumet dhe zgjedhjet lokale u zhvilluan në një mjedis shtrëngues” - deklaroi Nënkryetarja e Përgjithshme e OKB-së, Rosemary Di Carlo. 
 
“Ne duam apo nuk duam, zgjedhjet presidenciale për Rusinë kanë filluar dhe ato do të zgjasin tre ditë dhe do të mbahen duke përfshirë edhe rajonet ruse që u bashkuam me vendin tonë si rezultat i shprehjes së lirë të vullnetit të popullit në Shtator 2022” - tha Zëvendës përfaqësuesi i përhershëm rus në OKB, Dmitry Polyansky. 
 
Ndërkohë, Bjellorusia vendosi tanke pranë kufirit me Lituaninë dhe filloi manovrat ushtarake në shkallë të gjerë. (Florije Kamberi, TVM2)