Maqedoni
Ndërpritet qarkullimi në rrugën Prilep-Resnjë
06.04.2015 14:34
Për shkak të rrëshqitjes së dheut në drejtimin rrugor Prilep-Resnjë në unazën e Manastirit, qarkullimi është ndërprerë tërësisht për të gjitha automjetet...

Qarkullimi, siç informon Lidhja Automoto e Maqedonisë, qarkullimi është kahëzuar përmes Manastirit.
Paraprakisht LAMM-ja njoftoi se për shkak të reshjeve intensive të borës, qarkullimi në drejtimin rrugor Strugë - kalimi kufitar Qafthanë është ndërprerë për disa lloje të automjeteve.
Për shkak të mbetjeve të borës nëpër rrugë, është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në rrugën Strazhë dhe Presekë si dhe në akset rrugore Mavrovë-Dibër dhe Tetovë - Kodra e Diellit, ku ndalesa vlen edhe për autobusë.
Për automjete të udhëtarëve lëvizja është e vështirësuar dhe rekomandohen pajisje dimërore./mia
