Kumanovë: “Shporta e Ramazanit”, FRI dhe Vllaznia, ndan pako me ndihma
Për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit...

Për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe me qëllim për t’u dalë në ndihmë sadopak qytetarëve të rrezikuar nga gjendja e vështirë ekonomiko-sociale, Forumi Rinor Islam në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Vllaznia”, realizuan pjesën e parë të mbushjes dhe shpërndarjes së 100 shportave me gjëra ushqimore e higjienike, në vlerë prej 1.500 denarëve nga donacionet e mbledhura gjatë këtyre ditëve në pikat e grumbullimit në qytetin e Kumanovës.
“FRI dega në Kumanovë sëbashku me Sh.E. Vllaznia, tashmë vitin e 16-të me sukses kryejmë me sukses aktivitetin “Shporta e Ramazanit”, Aktivitet i cili realizohet nga grumbullimi i mjeteve dhe shëndrrimi i tyre në pako ushqimore të cilat shpërndahen tek familjet në nevojë.Siç mund të shihni është bërë edhe mbushja e 100 pakove të cilat do të shpërndahen në ditët në vijim. Duhet cekur se ky aktivitet po realizohet edhe në qytetin e Tetovës në bashkëpunim me Sh.H. Kalliri i mirësisë, ”, theksoi Samir Mustafa nga FRI dega, Kumanovë.
Nga Forumi Rinor Islam, apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të ndajnë nga buxheti i tyre me qëllim që familjeve në nevojë t’ua lehtësojnë këto ditë të vështira ekonomike e sociale.
“Shfrytëzoj rastin që nëprmjet Televizionit tuaj të apeloj deri tek të gjithë qytetarët që të na bashkangjiten në relaizimin e këtij aktiviteti humanitar”, theksoi mes tjerash Mustafa.
Ndryshe, Forumi Rinor Islam, përpos aktiviteteve humanitare edhe këtë ramazan rajonit tonë do t’i sjellë edhe programe të larmishme kulturore e artistike, si dhe do të organizohen iftare publike në sheshin e Kumanovës dhe në Likovë. (Fatlum Aqifi, TVM2)
