Maqedoni

Shkup, sanksionohen 119 shoferë

18.03.2024 09:05

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 119 sanksione.
 
Gjashtëmbëdhjetë sanksione janë shqiptuar për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, shtatëmbëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, tetë gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, njëmbëdhjetë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.