Maqedoni

Imunizimi i fëmijëve në kopshte, pranohen fëmijët e vaksinuar me 3 doza diteper

18.03.2024 09:18

Nga sot, fëmijët që kanë marrë tre doza vaksina Di-Te-Per mund të shkojnë në kopsht...

Nga sot, fëmijët që kanë marrë tre doza vaksina diteper mund të shkojnë në çerdhe, por me kusht që të rivaksinohen brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Mjekët ende rekomandojnë që ata të qëndrojnë në shtëpi për të paktën dy javë pas marrjes së dozës së tretë.

Javën e kaluar Inspektorati Shëndetësor Sanitar Shtetëror  ka kryer njëqind inspektime të jashtëzakonshme në çerdhe në të cilat, siç informoi drejtoresha Renata Mlladenovska, është konstatuar se po respektohet vendimi për ndalimin e pranimit të fëmijëve të pavaksinuar jo të plotë ose pjesërisht. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. Prej datës 15 mars, vaksinat e kollës së madhe në vend janë në dispozicion edhe për të rriturit, ndërsa siç informon Ministria e Shëndetësisë, qytetarët mund të kontaktojnë qendrat e vaksinimit.