Botë
Zgjedhjet presidenciale në Rusi, Putini fiton bindshëm rivalët e tij
18.03.2024 09:33
Vladimir Putin paralajmëroi për Luftën e Tretë Botërore, pasi siguroi një mandat tjetër si udhëheqës i Rusisë...

Vladimir Putin paralajmëroi për Luftën e Tretë Botërore, pasi siguroi një mandat tjetër si udhëheqës i Rusisë. Kështu shkruan The Sun, sipas të cilit medium, diktatori 71 vjeç, do të jetë tani në pushtet të paktën deri në vitin 2030.
Rezultatet e hershme zyrtare të votimit zbuluan se Putini mori 87.97 për qind të votave pasi vrau ose internoi rivalët e tij. Putini mbajti një “fjalim fitues” vetëm disa orë pas mbylljes së qendrave të votimit, ndërsa falënderoi rusët për “besimin” dhe “mbështetjen” e tyre, duke thënë se rezultati do të lejonte shoqërinë ruse të “konsolidohej” dhe “të bëhej më e fortë”.
Despoti paralajmëroi se bota mund të çojë në prag të Luftës së Tretë Botërore nëse trupat perëndimore hyjnë në Ukrainë, ku pushtimi i Rusisë vazhdon të ngecë për më shumë se dy vjet. Vetëm tre kandidatë simbolikë u lejuan të qëndronin kundër diktatorit dhe askush që kundërshtonte luftën e tij brutale.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e quajti Putinin “të sëmurë për pushtet”, ndërsa trupat e tij vazhdojnë të luftojnë kundër forcave ruse. “Ky person duhet të jetë në gjyq në Hagë.”, tha Zelenski. “Kjo është ajo që ne duhet të sigurojmë.”.
Kushtetuta e Rusisë thotë se presidentët mund të shërbejnë jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme gjashtëvjeçare. Por, në vitin 2020, Putini i etur për pushtet orkestroi një amendament që e përjashtonte veten nga kufijtë e mandatit presidencial deri në vitin 2036, deri kur ai do të jetë 83 vjeç.
