Botë

Ukraina: Rrëzuam 17 nga 22 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës

18.03.2024 09:48

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës shkatërruan 17 nga 22 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës...

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës shkatërruan 17 nga 22 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës. Kështu njoftuan sot Forcat Ajrore të Ukrainës.
 
Përveç dronëve, Rusia lëshoi ​​edhe shtatë raketa kundër Ukrainës, sipas deklaratës së Forcave Ajrore në Telegram.
 
Nuk ishte e qartë se çfarë ndodhi me raketat dhe dronët që nuk u shkatërruan.
 
Kujtojmë se prej 2 vitesh, Rusia vijon agresionin në Ukrainë, teksa tenton të pushtojë territoret e saj.