Botë
Intensifikohen luftimet Izrael – Hamas, sulmohet spitali më i madh në Gazë
18.03.2024 10:30
Ushtria izraelite ka njoftuar një operacion ushtarak të precizionit të lartë në spitalin “Al Shifa” në Gazë...

Ushtria izraelite ka njoftuar një operacion ushtarak të precizionit të lartë në spitalin “Al Shifa” në Gazë, e cila është struktura spitalore më e madhe në vend.
“Ne e dimë se terroristët e Hamasit janë mbledhur brenda spitalit “Al Shifa” dhe po e përdorin atë për të organizuar sulme kundër Izraelit.”, tha një zëdhënës ushtarak izraelit, duke shtuar se ushtria e Tel Avivit do të kryejë një “përpjekje humanitare” gjatë sulmit dhe se pacientët dhe personeli mjekësor nuk janë të detyruar të largohen nga objekti.
Ndërkohë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, rreth 30.000 njerëz, përfshirë civilë të zhvendosur, pacientë të lënduar dhe personel mjekësor, janë bllokuar brenda kompleksit mjekësor “Al Shifa”, nën sulmin e ushtrisë izraelite që nga mbrëmja e kaluar. Kushdo që përpiqet të lëvizë është në shënjestër të plumbave.”, shkroi Ministria në Telegram.
