Maqedoni

Kontrollimi i listës zgjedhore, të dhënat mund të revidohen deri në mesnatë

18.03.2024 10:42

Afati për kontrollimin e listës zgjedhore skadon në mesnatë....

Afati për kontrollimin e listës zgjedhore skadon në mesnatë. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ua dorëzon partive politike që e kanë kërkuar më së voni brenda tre ditëve. Ato kanë afat pesë ditë nga dita e marrjes, jo më vonë se data 26 mars, për të paraqitur kërkesë për regjistrim, shtim ose fshirje të të dhënave.

Listat e kandidatëve për president duhet të dorëzohen në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve jo më vonë se nesër në mesnatë. Në fletën e votimit do të jenë 7 pretendentë për vendin e vilës “Vodno”. Të regjistruarit në listën zgjedhore do të mund të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare edhe me letërnjoftime dhe pasaporta të skaduara, jo më të vjetra se nëntë muaj. Të drejtën e votës do të mund ta ushtrojnë personat që kanë mbushur 18 vjet deri më 24 prill ose 8 maj.