Botë

Dialogu Prishtinë – Beograd, nesër në Bruksel, raund i ri bisedimesh

18.03.2024 10:53

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Xhosep Borrell, i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës...

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të zbatojnë plotësisht marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, e cila është e detyrueshme për të dyja palët sipas ligjit ndërkombëtar.

Në një deklaratë me rastin e përvjetorit të marrëveshjes së arritur në Ohër më 18 mars të vitit të kaluar, Borell vlerësoi se Beogradi dhe Prishtina duhet të dalin përfundimisht nga rrethi vicioz dhe tensionimi. Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, ka caktuar për nesër në Bruksel një raund të ri bisedimesh mes krerëve të delegacioneve negociuese të Serbisë dhe Kosovës.