Botë

Rama: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë – Serbi, thelbësor për ruajtjen stabilitetit në Ballkan

18.03.2024 11:11

Kryeministri Rama ka reaguar sot me anë të një postimi në rrjetin social “X”...

Kryeministri Rama ka reaguar sot me anë të një postimi në rrjetin social “X”, në lidhje me zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, është thelbësore të kujtojmë se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.

“Nuk mjafton që Marrëveshja të jetë ligjërisht e detyrueshme.  Për të siguruar progres, Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE.  Çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status quo-në.  Dhe status quo-ja në lidhje me këtë çelës strategjik për fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben sigurisë së vetë Evropës.”, shkruan në reagimin e tij kryeministri, Rama.