Maqedoni
Punëtorët e postës në protestë, kërkojnë t’u jepen pagat
18.03.2024 11:28
Organizatat sindikale të Postës së Maqedonisë sot nga ora 08:00 deri në ora 10:00....

Organizatat sindikale të Postës së Maqedonisë sot nga ora 08:00 deri në ora 10:00 protestuan para Drejtorisë dhe në të gjitha filialet e Postës së Maqedonisë.
Përmes protestës punonjësit e postës kërkuan pagesën e pagës së fundit dhe zgjidhje për situatën në përgjithësi në Postën e Maqedonisë. Sipas Sindikatës së Postës së Maqedonisë, për shkak të gjendjes alarmante dhe krizës financiare në të cilën është futur Posta, punëtorët janë të shqetësuar për mbijetesën dhe të ardhmen e Postës, ruajtjen e vendeve të punës dhe ekzistencën e familjeve të tyre.
