Botë
70 vjet nga çlirimi dhe 23 vjet nga rrethimi i Sarajevës
06.04.2015 15:26
6 prilli është datë tejët e rëndësishme për Sarajevën pasi me këtë datë, më 1945 Sarajeva është çliruar nga të gjitha format e fashizmit...

Me të njëjtën datë, por në vitin 1992 ka filluar rrethimi i kryeqytetit boshnjak nga forcat serbe të Bosnjes.
Më 1945 ishte në fakt ushtria jugosllave ajo që e çliroi Sarajevën nga okupatori fashist, ndërsa para 23 vjetësh ishte e njëjta ushtri që vendosi barrikada duke shënuar rrethimin më të gjatë në historinë e fundit të këtij vendi.
Rrethimi i Sarajevës pati zgjatur 1400 ditë, ndërsa gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 100,000 njerëz, ndërsa mbi 2.2 milionë të tjerë kanë braktistur shtëpitë.
