Ekonomi
Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës
18.03.2024 13:13
Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,13 % në raport me vendimin e datës 11.3.2024.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 0,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 rritet për 0,50 denarë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 1,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshon.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,222 denarë për kilogram.
Nga data 19.3.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 83,00 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 85,50 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 76,00 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 75,00 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 43,797 (denarë/kilogram)
