Maqedoni

Raporti i CIVIL-it, shkelet e drejta kushtetuese e disa votuesve, retorikë nxitëse dhe narrativë nacionaliste

18.03.2024 15:08

CIVIL Media pretendon se po shkelet e drejta kushtetuese e votuesve që kanë mbushur 18 vjet...

CIVIL Media pretendon se po shkelet e drejta kushtetuese e votuesve që kanë mbushur 18 vjet, në periudhën nga 24 prilli deri më 8 maj, të cilët, sipas tyre, kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, por nuk kanë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare. Bëhej fjalë për 1.049 persona, për të cilët thonë se institucionet shtetërore u kanë bërë me dije se nuk kanë mundur të ushtrojnë të drejtën e votës për arsye teknike.
 
“Siç njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, të gjithë ata që do të mbushin 18 vjet nga data 24 prill - raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale dhe 8 maji - raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, është transmetuar nga KShZ-ja, institucionet thonë se nuk mund të votojnë për arsye teknike. Konkretisht bëhet fjalë për 1.409 qytetarë që do të kenë të drejtën e votës në atë periudhë, por siç thonë institucionet, për arsye teknike nuk mund të votojnë për zgjedhjet parlamentare.”, - deklaroi kryetari i CIVIL-it, Xhabir Deralla.
 
Periudha e kaluar, që nga fillimi i këtij viti, është karakterizuar nga një ton diskreditues në komunikimin publik, i mbushur me retorikë nxitëse dhe narrativë nacionaliste, thotë Deralla.
 
“Ekipi monitorues i CIVIL-it regjistron çdo ditë dezinformata dhe gjuhë të urrejtjes. Në rrjetet sociale, kryesisht në Fejsbuk dhe ish-Tuitter, regjistrohet një numër treshifror i komenteve në postime të ndryshme, në të cilat fjalime eksplicite, gjuhë urrejtjeje, thirrje për dhunë dhe kërcënime me vdekje dhe linçim. Që nga fillimi i vitit 2024, Ekipi Monitorues i CIVIL-it ka regjistruar më shumë se 3.000 raste të gjuhës së urrejtjes dhe më shumë se 200 raste të dezinformimit në rrjetet sociale dhe në media.”, - theksoi kryetari i CIVIL-it, Xhabir Deralla.
 
Gjithashtu, Ekipi Monitorues i CIVIL-it ka regjistruar një numër të madh rastesh në të cilat njihet retorika antiperëndimore, proruse, anti-NATO, e mbështetur nga dezinformata dhe teori konspirative.
Deralla tha se ekipi monitorues i CIVIL-it, për aq sa lejojnë kushtet dhe koha, i arkivon këto raste, sipas një metodologjie të adoptuar dhe të përmirësuar ndër vite.
 
SEDAT SELIMI