Maqedoni

Shkup, Panair për Punësim “Kontakt 2015”

06.04.2015 15:45

Në Panairin për Punësim dhe Praktikë, “Kontakt 2015”, studentët e fakulteteve teknike kishin mundësi...

Në Panairin për Punësim dhe Praktikë, “Kontakt 2015”, studentët e fakulteteve teknike kishin mundësi që në mënyrë të drejtpërdrejt të njoftohen me ofertat e kompanive në tregun e punës. 
 
“Panairi është në kontekst të asaj që thuhet bashkëpunim midis bashkësisë akademike dhe asaj afariste. Do të jenë të pranishme rreth 20 kompani dhe do të ketë mundësi të bëhet kontakt direkt mes kompanive dhe studentëve”- deklaroi prorektori në Universitetin “”Shën Kirili dhe Metodi”, Vllatko Stoillkov.
 
Sipas zëvendësministres për Shoqëri Informatike, Marta Arsovska-Tomovska, shkencat teknike janë me më shumë perspektive në nivel botëror, ndërsa panairet e tilla mundësojnë lidhjen e studentëve me punëdhënësit potencial.
 
“Maqedonia ka potencial të madh në këtë drejtim dhe ne investojmë në gjeneratat e reja, të cilat kanë afinitet të bëhen inxhinierë. Qëllimi është që të rritet konkurrenca tek inxhinierët e Maqedonisë, bëhet për kompanitë e vendit edhe ato të jashtme, të cilat investojnë në Maqedoni”- deklaroi zëvendësministrja për Shoqëri Informatike, Marta Arsovska-Tomovska.
 
Për studentët ky panair është mundësi që në mënyrë sa më të thjeshtë të gjejnë mënyrë për t’u punësuar.
 
“Duke pasur parasysh se puna praktike është e domosdoshme gjatë studimeve katërvjeçare dhe dëshira për t’u organizuar një panair i tillë është paraqitur për qëllim të lehtësimit të studentëve që në mënyrë sa më të thjeshtë të gjejnë vend pune ose të bëjnë praktikë”- tha studenti, Viktor Stojkovski.
 
Panairi për Punësim dhe Karrierë “Kontakt 2015”, organizohet nga katër parlamente studentore nga fakultetet teknike në Shkup. 
 
BESIM ABDULLAI