Maqedoni
Aksion i MPB-së dhe doganave, konfiskojnë 22 automjete luksoze me targa të huaja
18.03.2024 16:26
Drejtoria e Doganave në një aksion të përbashkët dyditor me Ministrinë e Punëve të Brendshme...

Drejtoria e Doganave në një aksion të përbashkët dyditor me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka konfiskuar 22 automjete me targa të huaja të drejtuara nga shtetas të Maqedonisë.
Veturat e sekuestruara janë të markave të ndryshme dhe të gjitha automjetet janë drejtuar nga shtetas të Maqedonisë, në territorin e vendit për më shumë se 6 muaj.
“Ndaj kryesve të kundërvajtjeve do të paraqitet kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje në gjykatën kompetente”, thonë nga Drejtoria e Doganave.
Në përputhje me kompetencat ligjore të Drejtorisë doganore, të cilat janë në përputhje me kriteret dhe kushtet e përcaktuara në Konventën e Stambollit për import të përkohshëm, dispozitat e Ligjit doganor dhe dispozitat e Dekretit për zbatimin e ligjit doganor, qytetarët e RMV-së dhe të huajt mund të importojnë dhe drejtojnë përkohësisht një automjet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tyre, por më së shumti 6 muaj në një periudhë 12-mujore, pas çka automjeti duhet të largohet nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
