Maqedoni
Parashikimi i motit
19.03.2024 09:02
Ditën e martë vendi ynë do të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i ndikimit të periferisë së një qendre të ulëtpresioni me origjinë verilindore.

Moti parashikohet me intervale kthjellimesh si dhe alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu fillimisht me intensitet të ulët dhe gradualisht në mënyrë të herëpasherëshme deri mesatar. Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta afatshkurtra si dhe shtrëngata me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër, deri në orët e pasdites.
Temperatura minimalë do të jetë në interval prej 2 deri në 9°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 8 deri në 14°C.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira, më i freskët dhe me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 12°C.
