Maqedoni
Në Shkup sanksionohen 152 shoferë
19.03.2024 10:05
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara...

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 152 sanksione
Tetë sanksione janë shqiptuar për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, tetëmbëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, njëzet e pesë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë.
Nga MPB njoftojnë se kontrollet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
