Maqedoni

Ahmeti: Pritet zyrtarizimi i Frontit Evropian

19.03.2024 11:44

Sot pritet të fillojë zyrtarizimi i Frontit Evropian....

Sot pritet të fillojë zyrtarizimi i Frontit Evropian. Ndryshe, lidhur me zyrtarizimin e Frontit Evropian për zgjedhjet parlamentare, mbrëmë ka folur edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Ai tha se “zyrtarizimi i koalicionit fitues i zgjedhjeve do të nisë me Lëvizjen Populli të Skender Rexhepi-Zejdi dhe më pas do të pasojnë edhe zyrtarizime të tjera me të gjitha ato grupime, qofshin politike apo të organizatave joqeveritare, të cilat do t’i bashkohen këtij fronti i cili do të udhëhiqet nga lideri Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim”.