Maqedoni

KShZ, përfshirja e Jakimovskit në listën e zezë, kushtet për zgjedhjen e presidentit i përmban Kushtetuta

19.03.2024 12:02

Kandidat për president të Republikës sipas Kodit Zgjedhor mund të jetë personi i cili i plotëson kushtet....

Kandidat për president të Republikës sipas Kodit Zgjedhor mund të jetë personi i cili i plotëson kushtet për zgjedhjen e Presidentit të përcaktuara me Kushtetutë, e cila nga ana e saj parasheh vetëm këto kushte – të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të jetë së paku 40 vjeç dhe të jetë banor i shtetit për të paktën dhjetë vjet në 15 vitet e fundit.
 
Në Kushtetutë, zgjedhja e Presidentit të Republikës rregullohet me nenin 80, i cili thotë: Presidenti i Republikës zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me votim të fshehtë, për një periudhë pesëvjeçare. I njëjti person mund të zgjidhet President i Republikës maksimumi dy herë. Presidenti i Republikës duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë. President i Republikës mund të zgjidhet personi që ka mbushur të paktën 40 vjeç në ditën e zgjedhjeve. Për President të Republikës nuk mund të zgjidhet personi i cili nuk ka qenë banor i Republikës së Maqedonisë së paku dhjetë vjet në 15 vitet e fundit, deri në ditën e zgjedhjeve.”, thuhet në nenin 80 të Kushtetutës.