Botë
Ciklon në veri të Australisë, 700 persona mbetën të bllokuar
19.03.2024 12:21
Rreth 700 njerëz janë bllokuar në veri të Australisë pasi një ciklon tropikal ndërpreu lidhjet me pjesën tjetër të vendit....

Rreth 700 njerëz janë bllokuar në veri të Australisë pasi një ciklon tropikal ndërpreu lidhjet me pjesën tjetër të vendit. Komuniteti i vogël i Borulula në territorin verior u godit nga një ciklon i kategorisë 3 pasditen e djeshme.
Cikloni Megan solli shira të dendur dhe erëra që arritën shpejtësinë 200 kilometra në orë, thanë meteorologët. Ushtria australiane u përpoq të evakuonte banorët, por për shkak të kushteve atmosferike, avionët ushtarakë nuk mundën të uleshin në zonën e kërcënuar. Zyrtarët thanë se një operacion i ri shpëtimi ishte planifikuar për sot. Cikloni Megan është dobësuar në veri të Australisë, por reshjet e dendura vazhdojnë.
