Maqedoni
Lista e zezë amerikane me emra të rinj, Kovaçevski: ShBA-ja vendos sipas informatave që posedon
19.03.2024 14:41
Vënia e Stevço Jakimovskit kryetar komune dhe kandidat për president dhe Katica Janevës...

Vënia e Stevço Jakimovskit kryetar komune dhe kandidat për president dhe Katica Janevës, ish-prokurore speciale në listën e zezë amerikane, ka shkaktuar reagime politike. Kryetari i LSDM-së Kovaçevski thotë se emrat e tyre janë gjetur në listën e partnerëve tanë strategjik në bazë të informacioneve që kanë.
“Bëhet fjalë për vendim që e miratojnë institucionet amerikane, vendime të cilat i marrim sipas informacioneve që kanë. Marrë parasysh atë se ShBA-ja është partneri ynë strategjik njësoj sikur BE-ja, Qeveria ka përgatitur ligj për masat restriktive që është dorëzuar në Kuvend.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevki.
VMRO-DPMNE: Krimet ua falë sistemi ynë, por jo edhe Amerika
Për VMRO-në figurat e korruptuara u shpëtojnë proceseve të brendshme gjyqësore, por jo edhe listës amerikane. Sipas tyre, projekti LSD-së dhe PSP-së u shndërrua në krim të përzier, më i madhi në tri dekadat e fundit.
“Këta dy persona janë të përzier në korrupsion të madh në Maqedoni. Nuk ka dilemë se LSD-ja sa bashku me BDI-në janë fabrikë për kriminalitet, korrupsion dhe prodhues të manipulimit. Të gjitha kuadrot e këtij koalicioni mbarojnë në listën e zezë të turpit të krimit. Nga ana tjetër është simptomatike se për këta njerëz nuk ka procese serioze, për shkak se pushteti ua amniston krimin.”.
BDI: Asnjë vendim të ShBA-së s’e kontestojmë
Për BDI-në, secili vendim i Shteteve të Bashkuara është i pranueshëm, duke vlerësuar se ata janë partnerë strategjik të vendit.
“Ne nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit Amerikan të Shtetit, absolut do të pranojmë çdo vlerësim që bën Departamenti i Shtetit. ShBA-ja për ne është partner më i rëndësishëm strategjik ashtu siç është Bashkimi Evropian.”, - theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Sipas vlerësimeve të Shteteve të Bashkuara, veprimet e tyre kanë minuar sundimin e ligjit dhe besimin e publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike të qeverive të tyre. Nga departamenti i shtetit konfirmojnë se do të vazhdojnë të mbështesin sundimin e ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike në të gjithë Ballkanin.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
