Maqedoni

LSDM me kërkesë ndaj Milloshovskit: Të mos bllokojë ligjin për masa kufizuese

19.03.2024 14:58

LSDM-ja kërkon që deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, të mos e bllokojë Ligjin për masat kufizuese në Kuvendin e Maqedonisë....

LSDM-ja kërkon që deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, të mos e bllokojë Ligjin për masat kufizuese në Kuvendin e Maqedonisë. Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, tha se Qeveria ka përgatitur ligj për masat kufizuese, por që nuk mund ta kalojë procedurën kuvendore. Ai i bëri thirrje deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, që ta vendosë ligjin në rend dite në  komision.
 
“E keni parë njoftimin e LSDM-së, vetëm mund të përsëris se i bëjmë thirrje deputetit Antonio Milloshoski dhe partisë së tij VMRO-DPMNE-së, që të mos e bllokojnë ligjin dhe të kalojë në procedurë parlamentare, sepse  është e qartë se ai  për disa arsye po e pengon këtë  ligji të mos vihet në debat në Komision dhe me këtë të mos miratohet. Nëse nuk planifikojnë ta prezantojnë, atëherë duhet të tregojnë se cilat janë arsyet se pse këtë ligj nuk duan që të miratohet në Kuvend.”, - deklaroi kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. 
 
Milloshoski: Ekziston një ligj i tillë për bashkëpunim ndërkombëtar në sferën penale
 
Por, për këtë ka reaguar deputeti Milloshoski në profilin e tij në Fejsbuk, duke potencuar se Qeveria e BDI-së dhe LSDM-së ka frikë të hapë hetime ndaj Ramiz Merkos, Katica Janevës dhe miqve të tjerë të Qeverisë që janë pjesë e listës së zezë të Uashingtonit zyrtar. Ai shton se Maqedonia tashmë ka miratuar një ligj për bashkëpunim ndërkombëtar në çështjet penale.
 
“Me kërkesën e cila dorëzohet përmes Ministrisë së Drejtësisë, nga institucioni kompetent i huaj kërkohet të dorëzojë dokumente, informacione dhe prova materiale për një hetim specifik paraprak, hetim apo çështje gjyqësore në vazhdim për një person fizik dhe/ose juridik. Ky ligj (neni 35) mundëson themelimin e ekipeve të përbashkëta hetimore për hetimin dhe ndjekjen e krimeve, ndërsa marrëveshjen për ekip të përbashkët hetimor e lidh prokurori i shtetit të Maqedonisë.”.
 
Sipas Milloshovskit, ky ligj duhet të sinkronizohet me një ligj shtesë për masat kufizuese dhe Kuvendi duhet të jetë organizator dhe mikpritës i një seance të tillë publike, ku fjalën kryesore do ta kenë përfaqësues të gjyqësorit,  të Prokurorisë, avokatë dhe pedagogë të së drejtës penale.
 
FLUTURA LATIFI