Përfaqësuesja, Elezi janë këto ndeshje të mira

19.03.2024 18:36

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut....

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll para dy ndeshjeve kontrolluese me Moldavinë me 22 dhe Malin e Zi me 25 mars,  tani më dy ditë është akomuduar në Antali të Turqisë. 
 
Stafi teknik si dhe futbollistët pas kompletimit të ekipit, në një atmesoferë relaksuese janë duke punuar për paraqitje sa më të mirë në këto dy ndeshje kontrolluese. 
 
“Çdo herë kur luhet për Maqedoninë edhe pse bëhet fjalë për ndeshje kontrolluese jo vetëm loja por edhe rezultati është shumë i rëndësishtëm.  Kjo do të na jep impuls shtesë për ritjen e vetbesimit për ndeshjet e tjera. Shpresoj se do të mbajmë atmosferën positive nga grumbullimi I fundit. Të dyja ndeshjet janë sfida të mira për atë çfar na pret.” - tha futbollisti i Maqedonisë së Veriut, Agon Elezi. 
 
“Po që se duam të jemi pjesë e garave të mëdha, patjetër edhe në ndeshjet kontrolluese duhet të luajmë me përfaqësuese të mira. Moldavia, Mali I Zi dhe më pas në qershr Kroacia,janë test I mirë për ne. Duhet të japim maksimumin dhe të respektojmë urdhërat e trajnerit si dhe të përqëndrohemi në strategjinë. Kuptohet caku kryesor është të kompletohemi për ciklin e ardhshëm eliminator.” - u shpreh futbollisti i Maqedonisë së Veriut, Bojan Miovski. 
 
Për përfaqësuesen e venditnë futboll, këto do jëne dy ndeshjet e para pas një pushimi po thuajse katër mujorë. Këto dy ndeshje por edhe ato të planifikuara për në qershor me Kroacinë dhe Çekinë, janë shërbëjnë si parapërgatije para fillimit të sezonit të ri të Ligës së kombeve që nis në shtator të këtij viti.