Maqedoni

Parashikimi i motit

20.03.2024 09:02

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike falë ndikimit të Anticiklotit të Azoreve si dhe masës ajrore të unifikuar....

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtar në relievet malore. Tendencë e ngricave përgjatë akseve rrugore. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 9°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 11 deri në 18°C.
 
Edhe në Shkup mëngjesi do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të vogla, do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 16°C.