Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, dorëzohen kandidaturat për president, KShZ-ja do të fillojë kontrollin e kandidatëve

20.03.2024 10:10

Shtatë kandidatët për kryetar të shtetit i dorëzuan kandidaturat e tyre në Komisionin Shtetëror Zgjedhor....

Shtatë kandidatët për kryetar të shtetit i dorëzuan kandidaturat e tyre në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Tashmë KShZ-ja pritet të mbajë seancë ku duhet të shqyrtojë dhe konfirmojë kandidaturat e paraqitura, ndërsa radha e kandidatëve në fletëvotime duhet të përcaktohet më së voni deri më 28 mars.

Bujar Osmani, Biljana Vankovska dhe Gordana Siljanovska-Davkova dje kanë paraqitur kandidaturat e tyre, ndërsa një ditë më parë kanë dorëzuar edhe Stevo Pendarovski, Maksim Dimitrievski, Stevo Jakimovski dhe Arben Taravari. Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 24 prill dhe do të votojnë diaspora nga rreth 20 vende në të cilat janë regjistruar një numër i mjaftueshëm i qytetarëve.