Botë
Dialogu Kosovë – Serbi, Lajçak: Bisedimet vazhdojnë të hënën
20.03.2024 10:51
I dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak....

I dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka bërë me dije se diskutimet për vendimin për transaksionet me para të gatshme në Kosovë do të vazhdojnë të hënën e ardhshme në Bruksel.
“Në një postim në rrjetin social X, Lajçak deklaron se diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit me kryenegociatorët e Beogradit dhe Prishtinës, Petar Petkoviq dhe Besnik Bislimi, si dhe për ndikimin e vendimit në transaksionet me para të gatshme.“Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa liderët do të duhet të merren me Marrëveshjen.”, ka shkruar ai.
Kryenegociatorët e dy vendeve, kanë diskutuar të martën në Bruksel për këtë çështje dhe është arritur pajtueshmëri që deri më 22 mars palët t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ndërsa javën e ardhshme do të takohen sërish në Bruksel për diskutimin e opsioneve. Komuniteti ndërkombëtar e ka përsëritur disa herë që nuk e kundërshton legjitimitetin e vendimit, mirëpo nuk është dakord me shpejtësinë e zbatimit të vendimit, pa ofruar alternativa për serbët në Kosovë.
