Maqedoni
Diaspora voton vetëm për presidencialet, për parlamentaret s’ka mjaftueshëm votues
20.03.2024 11:30
Në zgjedhjet e shtata presidenciale do të votojnë 2.610 maqedonas nga diaspora....

Në zgjedhjet e shtata presidenciale do të votojnë 2.610 maqedonas nga diaspora. Këto janë të dhënat e fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërsa për zgjedhjet parlamentare nuk ka votues të mjaftueshëm. Kërkesat e refuzuara për votim ishin 342. Por ky numër nuk është përfundimtar, mund të ndryshojë nëse deri nesër Ministria e Punëve të Jashtme dorëzon në KShZ kërkesat e qytetarëve tanë të dorëzuara në përfaqësitë diplomatike-konsullore. Votimi duhet të organizohet në 24 shtete.
Më së shumti kërkesa për votim janë pranuar në Gjermani - 578, pastaj në Slloveni - 327, në ShBA - 241, në Belgjikë - 91, dhe më së paku në Kinë, ku 12 qytetarë tanë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Ndryshe, për organizimin e zgjedhjeve në njërën nga zyrat tona diplomatike-konsullore është e nevojshme të regjistrohen së paku dhjetë votues. Mërgimtarët nuk do të votojnë në zgjedhjet parlamentare për shkak se numri i qytetarëve të regjistruar për të votuar në këto zgjedhje nuk arrin shifrën prej 5.355 zgjedhësve të nevojshëm.
