Futboll, janë tre vende bosh për “Euro 2024”

20.03.2024 15:20

Të enjtën do të nisin garat e “play off-it”, për pjesëmarje në evropianin e ardhshëm të futbollit që këtë verë do të zhvillohet në Gjermani...

Të enjtën do të nisin garat e “play off-it”, për pjesëmarje në evropianin e ardhshëm të futbollit që këtë verë do të zhvillohet në Gjermani. Nga gjithsej 12 kombëatre që do të marrin pjesë në këtë “play-off”, vetëm tri prej tyre do të sigurojnë vizën për të qenë në mesin e kombëtareve më të mira në kontinentin e vjetër dhe do shpresojnë se do të shënojnë një sukses të ngjajshëm me atë të  Holandës në “Euro 2004” si dhe të Portugalisë në “Euro 2012”.  Këto dy kombëtare luajtën në “play-off” për në evropian dhe në kampionatet e ardhshme të dyja këto përfaqësuese luajtën në ½ finale e “Euro 2004” gjegjegjësisht “Euro 2012”, shkruan UEFA në veb faqen e saj.
 
Për evropianin e 2020-tës, e që për shkak të pandesimë u mbajt një vit më vonë në mbiluatje ishte edhe përfaqësuesja e vendit. Nga 16 përfaqësuese një nga fitueset ishte edhe Maqedonia e cila shënoi sukses historic, duke u kualifikuar në je evropin.
 
Për në “Euro 2024”, ka tre vende të lira për kombëtaret të cilat do të luajnë në “play-off” dhe ndeshjet e tyre gjysmëfiale do nisin të enjtën. Pjesëmarësit në këto gara u përcaktuan përmes paraqitjeve të tyre në Ligën e Kombeve, Në këtë edicion luajnë 12 kombëtare edhe atë nga një ndeshje në ½ finale dhe finale.  Të enjtën në “play-off” në Liga A, do të përballen:- Uellsi – Finlanda si dhe Polonia – Estonia.
 
Në Ligën B do të përballen:- Izraeli – Islanda si dhe Bosnja e Hercegovina – Ukraina. Në Ligën C, do të përballen:- Gjerogjia – Luksemburgu si dhe Greqia – Kazakistani. Të martën në program janë ndeshjet finale të të tria ligave të “play-off”, ndërsa në to do të përballeshin fituesit e ndeshjeve gjysmëfinale. Nga 12 kombëtaret që do dalin në fushë, gjysma e tyre kërkojnë debutimin e tyre në evropianin e futbollit.