Mbrojtësi Aliji i bashkohet ekipit kombëtar
20.03.2024 15:22
Katër muaj pasi festoi kualifikimin e dytë historik në finalet e Kampionatit Europian, Kombëtarja shqiptare

Katër muaj pasi festoi kualifikimin e dytë historik në finalet e Kampionatit Europian, Kombëtarja shqiptare po vazhdon përgatitjet për aktivitetin më të rëndësishëm kontinental. Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho në stërvitjet e Tiranës, ka të gjithë lojtarët në dispozicion në seancat stërvitore para ndeshjeve me Kilin dhe Suedinë. Të martën në stërvitje janë paraqitur edhe mbrojtësi kumanovar Naser Aliji si dhe Qazim Laçi. Dy futbollistët munguan në ditën e parë të grumbullimit për ndeshjeve kontrolluese.
Me bashkimin e Naser Alijit ekipi kombëtar, tani në shërbim të trajnerit Sylvinho janë gjithsej katër futbollist shqiptar me prejardhje nga Maqedonia. Në ekipin kombëtar “kuqezi”, përpos Alijit, janë edhe dy sulmuesit e kombëtares bashkëvendasi i tij Taulant Seferi, si dhe shkupjani Jasir Asani. Në kombëtare është edhe mesfushori Nedim Bajrami. Kombëtarja shqiptare të enjten në mëngjes nisen drejt Italisë, ku pasdite do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes me Kilin, që do të luhet në stadiumin Parma më 22 mars nga ora 20:45.
