NBA, Dallasi mbetet në garë për “play-off”

20.03.2024 15:24

Skuadra e Dallasit me rezultatin 113:107 e mundën San Antonion dhe kështu mbajnë të gjalla shpresat për kualifikim në “ play-off” e NBA-së...

Skuadra e Dallasit me rezultatin  113:107 e mundën San Antonion dhe kështu mbajnë të gjalla shpresat për kualifikim në “ play-off” e NBA-së. Slloveni Luka Donçiç, krahas asaj që kishte paraqitje të dobët ia doli të shënojë edhe një "tripl-dabl". Ai këtë e bërë me 18 pikë, 10 kërcime dhe 16 asistime. Slloveni kishte një mbrëmje të keqe në parket, pasi kishte 27 goditje dhe i sakt ishte vetëm në gjashtë goditje. Ai kishte edhe 12 goditja për 3 pikë, por preciz ishte vetëm dy herë. Skuadra e Denverit ka dalë fituese e kryendeshjes së Konferencës së Perëndimit.
 
Këta në transfertë me rezultatin 115:112 e mundën Minesotën. Basketbollistët e të dyja ekipeve treguan lojë të mirë, ndërsa çështja e fituesit u zgjodh në përfundimin e ndeshjes. Në 4 sekonda para përfundimit të ndeshjes Marej shënoi nga goditjet e lira, ndërsa Edvards në momentet e fundit nuk siguroi minuta shtesë në këtë ndeshje. Nju Orleans me rezultatin  104:91 e mundën Bruklinin.Skuadra e Orlandos me rezultatin 112:92 e mundi Sharlotin. Me këtë fitore skuadra e Orlandos ka siguruar “play-offin” e Konferencës së Lindjes, ndërsa është në rrugë të mirë të sigurojë edhe kualifikimin në “play-off” e NBA ligës.