Paris 2024, përcaktohen grupet e basketbollit
20.03.2024 15:27
Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA), në selinë e saj në Miesa të Zvicrës...

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA), në selinë e saj në Miesa të Zvicrës, ka caktuar grupet e basketbollit, për LOV “Paris 2024”. Ashtu siç është bërë edhe në edicionet paraardhëse faza në grupe do të luhet prej 12 skuadrave, të cilat janë ndarë në tri grupe. Dy vendet e para të secilit grup do të shkojnë në çerekfinale ashtu si edhe dy vendet e treta më të mira.
Grupet (meshkuj)
- Grupi A: Australi (renditja botërore 5), Kanada (7), Spanjë, Greqi.
- Grupi B: Gjermani (3), Francë (9), Japani (26), Letoni.
- Grupi C: SHBA (1), Serbi (4), Sudani i Jugut (33), Porto Riko.
Grupet (femra)
- Grupi A: Kinë (2), Spanjë (4), Serbi (10), Porto Riko (11).
- Grupi B: Australi (3), Kanada (5), Francë (7), Nigeri (12).
- Grupi C: SHBA (1), Belgjikë (6), Japoni (9), Gjermani (19).
