Maqedoni

Rasti “Puç”, Ilievski:nuk ka dëshmi të mjaftueshme

06.04.2015 17:47

Ka vazhduar marrja në pyetje në prokurori e të akuzuarit të parë në rastin “Puç” dhe ish-drejtorit në Drejtorinë për Zbulim dhe Kundërzbulim, Zoran Verushevskit...

Para tij sot u prezantuan provat dhe deklaratat për të cilat ai ngarkohet.
 
Sipas avokatit të tij, Angel Ilievskit, këto dëshmi nuk janë të mjaftueshme për veprën për të cilën ngarkohen të akuzuarit dhe ngritjen e aktakuzës.
 
“Në këtë fazë të procedurës konsiderojmë se këto dëshmi nuk janë të mjaftueshme që të zbatohet me sukses akuza kundër katër të akuzuarve, por çfarë do të ndodhë gjatë procedurës nuk e dimë dhe nuk mund tua themi. Hetimi ende nuk ka mbaruar, i akuzuari i parë tani fillon me deklarimin e tij, sepse deri më tani ata janë marrë vetëm me gjërat e përgjithshme”- deklaroi avokati i mbrojtës, Angel Ilievski.
 
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sikurse Verushevski, ende nuk e ka përfunduar prezantimin e dëshmive për veprën për të cilën ngarkohet.
 
Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij ngarkohen për “spiunim në favor të shërbimeve të huaja sekrete”, “dhunë ndaj organeve shtetërore” dhe për “rrezikimin e rendit kushtetues dhe institucioneve demokratike”.
 
Kohë më parë u shqiptua edhe vendimi i parë për këtë rast, ku i punësuari i mëhershëm në MPB e pranoi veprën dhe u dënua me tre vite burg.
 
FLORIJE KAMBERI