Maqedoni

Në “Kozle”, 4 foshnja në trajtim nga kolla e madhe

20.03.2024 15:55

Në Klinikën e Sëmundjeve Respiratore të Fëmijëve, “Kozle” aktualisht janë të shtrirë 4 foshnja...

Në Klinikën e Sëmundjeve Respiratore të Fëmijëve, “Kozle” aktualisht janë të shtrirë 4 foshnja të prekura nga kolla e madhe. Ndihmë mjekësore kërkojnë edhe fëmijët e moshës shkollore, por ata pas kontrollit mjekësorë janë liruar për trajtim në shtëpi.
 
“Të gjithë katër foshnjat janë në gjendje stabile shëndetësore që do të thotë se nuk janë vënë në frymëmarrje artificial. Kanë kollitje të kohëpaskohshme, por nuk kanë kriza cianotike apo kriza apnoike. Foshnja më e vogël është dy muaj e gjysmë, por edhe ajo është stabile. Në ambulancën tonë në këtë moment kemi shpesh fëmijë që kërkojnë ndihmë të moshës parashkollore dhe shkollore që kërkojnë trajtim, por aktualisht nuk kemi në spital fëmijë të moshës shkollore.”, - tha një mjeke.
 
KSI: Vaksinimi, mënyra e vetme e preventimit
 
Nga Komisioni për Sëmundje Infektive apelojnë që vaksinimi është më e rëndësishmja në parandalimin dhe përhapjen e sëmundjes. Fëmijët me tri doza të vaksinës diteper mund të shkojnë në çerdhe, me kusht që të rivaksinohen sipas kalendarit të imunizimit. 
 
“Nuk mund të them që antivakserët janë arsyeja dominante që përse po na ndodh që të kemi përfshirje të madhe të të sëmurëve në Shkup. Vazhdimisht jemi në komunikim me prindërit. Ne nuk duam t’u imponojmë diçka, që është e vërtetuar në mënyrë shkencore mjekësore, duam të bisedojmë me ta dhe të shohim se ku është problemi në mospranimin, gjegjësisht moszbatimin e vaksinimit, sepse e para  është të mos e pranosh, e dyta të mos e zbatosh. Në vitin 2019 për vaksinën MRP që edhe sot e kësaj dite ende ka dyshime që kjo vaksinë shkakton autizëm, që absolutisht nuk është e vërtetë. Kemi arritur përqindje të vaksinimit që ishte mbi 90 për qind, ne e mbyllëm epideminë e fruthit. Lëvizja antivakserëve është një problem që janë në mospranimin e vaksinimit dhe vlerësoj se ky nuk është problem serioz që të gjithë mendojmë se është, kemi edhe probleme të tjera thelbësore që janë organizative që duhet të adresohet që të mund të gjenden zgjidhjet.”, - theksoi zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq.
                         
Nga KSI-ja shprehen optimistë se pas gjithë apeleve dhe rekomandimeve, qytetarët do ta kuptojnë rëndësinë e vaksinimit, sepse nuk është vetëm proces mjekësorë, por mbrojtje direkte e shëndetit dhe jetës së fëmijëve. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI