Botë
Osmani: Serbia një shtet si rusia që kërcënon fqinjët
20.03.2024 17:07
Presidnetja e Kosovës Vjosa Osmani ka akuzuar Serbisë se është një shtet i ngjashëm me Rusinë...

Presidnetja e Kosovës Vjosa Osmani ka akuzuar Serbisë se është një shtet i ngjashëm me Rusinë që kërcënon shtetet fqinje. Osmani, këto komente i bëri e pyetur të komentojë deklaratën e ambasadori amerikan në Beograd Krsitofer Hill, se Serbia është shumë më afër NATO-s se Kosova. Sipas Osmanit Serbia nuk mund të jetë pjesë e NATO-s përderisa ka shkelur vlerat me të cilat është ndërtuar NATO dhe flen mbi varreza masive të krimeve të luftës.
“Serbia lëre që është larg NATO-s, por as nuk mund të ëndërrojë që një ditë që të jetë pjesë e NATO-s. Serbia vetë është kundër vlerave të NATO-s, nuk ka shprehur ndonjëherë gatishmëri që të anëtarësohet në NATO. Pra është i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor që vazhdimisht ka deklaruar se nuk do të anëtarësohet në NATO sepse është kundër NATO-s. Kushdo që e konsideron Serbinë si shtet që është afër NATO-s, nuk e ofendon vetëm çdo shtet demokratik që po bën hapa konkretë drejt anëtarësimit në NATO, por njëkohësisht është duke i ofenduar edhe viktimat e Serbisë së [ish-udhëheqësit serb, Sllobodan] Millosheviqit, e cila është njëjtë sot, siç ka qenë edhe para disa dekadave.”, tha presidnetja e Kosovës Vjosa Osmani.
