Maqedoni

Parashikimi i motit

21.03.2024 09:06

Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike....

Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa nga orët e mesditës dhe më pas edhe alternime vranësirash kalimtare, të cilat në relievet malore hera-herës do të jenë deri të dendura. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi veriperëndimorë, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit nga drejtimi perëndimorë. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 13 deri në 20°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, në mëngjes i ftohtë ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 19°C.