Botë

Rusia sulmon me raketa Kievin, dhjetëra të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

21.03.2024 10:39

Kryetari i Kievit, Vitali Klitçko, tha se dhjetë persona, përfshirë një vajzë 11-vjeçare u plagosën...

Kryetari i Kievit, Vitali Klitçko, tha se dhjetë persona, përfshirë një vajzë 11-vjeçare u plagosën, përderisa mbrojtja ajrore ukrainase zmbrapsi një sulm masiv me raketa ndaj kryeqytetit ukrainas mëngjesin e 21 marsit.

Klitçko tha se dy prej të plagosurve në kryeqytetin ukrainas janë hospitalizuar, ndërkaq të tjerët kanë marrë ndihmën e nevojshme në vendin e ngjarjes. Autoritetet e qytetit raportuan për shkatërrime në disa qarqe të Kievit si rezultat e copëzave të raketave të shkatërruara që ranë. Veçmas, sipas autoriteteve në Kiev, është dëmtuar një ndërtesë banimi në qarkun Shevçenik, e cila u përfshi nga zjarri. Banorët e këtij qarku janë evakuuar, thanë zyrtarët. 
 
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Kievi së fundi po përballet me mungesë të municioneve dhe armëve të avancuara, përderisa po vazhdon t’iu bëjë thirrje aleatëve që t’i dërgojnë më shumë ndihma ushtarake me qëllim që të përballet me forcat ruse.