Maqedoni
KShZ-ja pritet të konfirmojë kandidaturat për president
21.03.2024 11:00
Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot pritet të mbajë seancë, në të cilën duhet të konfirmojë kandidaturat e shtatë kandidatëve...

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot pritet të mbajë seancë, në të cilën duhet të konfirmojë kandidaturat e shtatë kandidatëve presidencialë për zgjedhjet e 24 prillit. Davkova e përkrahur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, Maksim Dimitrievski nga “E di”, Biljana Vankovska nga e Majta, Bujar Osmani nga BDI, Stevço Jakimovski nga GROM-i dhe Arben Taravari i mbështetur nga koalicioni "Vlen ".
KShZ-ja përmes shortit do të përcaktojë listën e vetme të kandidatëve më së voni më 28 mars. KShZ-ja, pas pranimit të listave të kandidatëve, i ka kontrolluar të njëjtat nëse ato janë përpiluar në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe nëse kandidatët për kryetar i plotësojnë kushtet e parapara me Kushtetutë dhe nenin 7, paragrafi 2, 3 dhe 4 të Kodit Zgjedhor, duke kontrolluar të dhënat në regjistrat dhe regjistrat përkatës të institucioneve kompetente. Nëse konstatohet se ka parregullsi të caktuara në listë, KShZ-ja do të thërrasë përfaqësuesin e autorizuar të dorëzuesit të listës për t'i hequr parregullsitë brenda 48 orëve nga marrja e njoftimit të komisionit për parregullsitë. Partive u kanë mbetur edhe 14 ditë deri në fillimin e fushatës për zgjedhjet presidenciale, si dhe janë në rrjedhë e sipër edhe afatet për përgatitjen e listave për deputetë. Listat e kandidatëve për deputetë në Kuvend i dorëzohen KShZ-së nga përfaqësuesit e autorizuar të propozuesve, jo më vonë se mesnatën e datës 2 prill.
