Botë
Somali, bombardime nga aeroplanë luftarakë të kenias
06.04.2015 17:59
Aeroplanë luftarakë të Kenias kanë bombarduar pozicionet e grupit islamist “Al Shabab” në Somalinën fqinje...

Zëdhënësi i Ushtrisë, David Obonyo, i ka thënë BBC-së se në shënjestër të sulmeve kanë qenë dy kampe në rajonin Gedo, i cili përdoret nga “Al Shababi” për të hyrë në Kenia.
Kjo është përgjigjja e parë e Kenias ndaj sulmit të “Al Shababit” javën e kaluar, i cili ka lënë të vrarë 148 njerëz në Universitetin e Garisas.
Presidenti i Kenias, Uhuru Kenyatta, është zotuar se do t’i përgjigjet sulmit “në mënyrën më të rëndë të mundshme”.
NAIM RAMADANI
