Botë

Armëpushimi në Gazë, i mundur, Blinken shprehet optimist

21.03.2024 12:12

Sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken, tha se dallimet në negociatat mes Izraelit dhe Hamasit...

Sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken, tha se dallimet në negociatat mes Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim të ri dhe lirimin e pengjeve po ngushtohen dhe se është shumë e mundur të arrihet një marrëveshje.
 
Shefi i diplomacisë amerikane, pas vizitës në Arabinë Saudite, sot ndodhet në Egjipt, ndërsa nesër në Izrael. Në një intervistë për mediat saudite, ai tha se negociatorët po punonin me Izraelin për të sjellë një propozim serioz në tryezë. Hamasi e refuzoi atë propozim, por u kthye me kërkesa të tjera mbi të cilat po punojnë ndërmjetësit, shtoi Blinken.
 
“Dallimet po ngushtohen dhe mendoj se një marrëveshje është shumë e mundshme.", tha sekretari amerikan i shtetit.
 
Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se të paktën 31.819 palestinezë janë vrarë në ofensivën izraelite pas sulmeve të ekstremistëve palestinezë të udhëhequr nga Hamasi në jug të Izraelit.