Botë

Kuvendi i Shqipërisë rikthehet në normalitet pas kaosit nga opozita

21.03.2024 14:30

Kuvendi i Shqipërisë iu rikthye seancave normale pas 5 muajsh kaos nga opozita...

Kuvendi i Shqipërisë iu rikthye seancave normale pas 5 muajsh kaos nga opozita. Për më shumë se 1 orë, dy grupet e opozitës, Rithemelimi e Lulzim Basha debatuan ashpër herë mes vetes e herë me Partinë Socialiste për Reformën Zgjedhore.
 
Në ndihmë, Bashës i erdhi Enkelejd Alibeaj, bashkëkryetari i tij në Komisionin e Reformës Zgjedhore, puna e të cilit, për rastësi skadoi sot.
 
Përpjekjet e herëpashershme të Lulzim Bashës për të marrë fjalën, duke refuzuar të lërë foltoren, solli përjashtimin e tij nga seanca.
 
Seanca e sotme ka parashikuar miratimin e ngritjes së 2 komisioneve hetimore për rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS dhe koncesionet në Shëndetësi, marrëveshje që çoi në ndërprerjen e kaosit.
 
LULJETA NDOKA