Botë

Jemen, vazhdojnë përleshjet, dhjetëra të vrarë

06.04.2015 18:02

Burime mjekësore dhe ushtarake sot kanë thënë se dhjetëra persona janë vrarë në përleshjet e fundit në mes të rebelëve shiit...

Burime mjekësore dhe ushtarake sot kanë thënë se dhjetëra persona janë vrarë në përleshjet e fundit në mes të rebelëve shiit dhe luftëtarëve që janë besnik ndaj presidentit, Abd Rabbu Mansur Hadi. Luftimet janë zhvilluar në pjesën jugore të Jemenit. 
 
Një zyrtar anonim është cituar duke thënë se së paku 19 rebelë shiit huthi dhe 15 milicë, besnik ndaj presidentit Hadi, janë vrarë gjatë natës derisa forcat rivale janë përballur në qytetin Daleh.
 
17 civilë raportohet se janë vrarë në qytetin kryesor të pjesës jugore të Jemenit, Aden, prej 5 prillit.
 
NAIM RAMADANI