Botë
Sulme të reja në Ukrainë, dhjetëra të plagosur nga bombardimet ruse
21.03.2024 17:07
Të paktën 13 persona mbetën të plagosur nga raketat e lëshuara në Ukrainë nga bombarduesit rusë Tupolev...

Të paktën 13 persona mbetën të plagosur nga raketat e lëshuara në Ukrainë nga bombarduesit rusë Tupolev. Bombat shkatërruan ndërtesa shumëkatëshe në dy zona banimi në kryeqytetin ukrainas, po punohet për të zhdukurit.
“U zgjova nga shpërthimi i parë dhe më pas ndodhi i dyti. Nëse djali im nuk do të kishte shpëtuar, do të ishte zhdukur. Shtëpia nuk është më atje, mallkuar qofshin lufta dhe Putini.”, - tha banorja e Kievit, Raisa.
“Pas shpërthimit të dytë e kam mbuluar me krahë vajzën time. Një copëz goditi dritaren. Fëmijët ikën në strehimore, po pyesja veten se çfarë të bëja.”, - u shpreh banori i Kievit, Viktor.
Ukraina herë pas here i përgjigjet ofensivës së vazhdueshme me dronë vrasës që janë një objektiv i lehtë për mbrojtjen ajrore ruse. Kievit i mungon dëshprimisht municioni i artilerisë, por Shtëpia e Bardhë nuk mund të thotë saktësisht se kur do të arrijë ndihma prej 60 miliardë dollarësh nga ShBA-ja. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Bajdenit bëri një vizitë të fshehtë në Ukrainë.
"Unë nuk mund të parashikoj, ne po punojmë për t'i ndihmuar ata, ta marrin atë sa më shpejt të jetë e mundur. Në Kongresin republikanët po e bllokojnë atë.”, - theksoi këshilltari i Sigurisë Kombëtare i ShBA-së, Xhejk Sullivan.
“Amerikanët mbështesin luftën tonë. Sekretari i Mbrojtjes Austin tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kurrë nuk do të lejojnë Rusinë të mposhtë Ukrainën dhe të arrijë ndonjë sukses.", - deklaroi shefi i shtabit të Presidentit të Ukrainës, Andrij Jermak.
Para përfundimit të mandatit të tij, Stoltenberg po përpiqet të gjallërojë vendet evropiane për të rritur ndihmën.
“Me gjithë humbjet e mëdha, Putini nuk po heq dorë nga qëllimet ushtarake. Gjendja e fushëbetejës është shumë e vështirë. Ukrainës po i mbarojnë municionet. Ajo ka nevojë për më shumë ndihmë menjëherë.”, - u shpreh sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Vitet e fundit, paqëndrueshmëria është rritur. Ne kemi shprehur gatishmërinë tonë për të shtuar kontingjentin në KFOR.”, - theksoi kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob.
Në frontin e Ukrainës, pesë persona vdiqën në Kharkiv. Kievi u përpoq të godiste Belgorodin me raketa "vampir", por dështoi. Moska e ka kërcënuar Evropën se do të përdorë të gjithë mekanizmat ligjore nëse ndihma për Ukrainën financohet me fondet e ngrira ruse.
FITORE DEMOLLI
