Botë
Haiti, sulme të reja nga bandat e armatosura
21.03.2024 17:33
Sulme të reja në periferi të Port-au-Prince nga bandat e armatosura të Haitit...

Sulme të reja në periferi të Port-au-Prince nga bandat e armatosura të Haitit. Të shtëna të forta armësh u dëgjuan në lagjet dikur paqësore pranë qytetit.
“E kuptova që nuk mund të largohesha nga lagjja që ishte në duart e banditëve. Ishin rreth tridhjetë burra me armë.", - tha banori, Samuel Orelus.
Njerëzit nën zjarr kërkuan ndihmë nga policia. Ata dëshmojnë për vrasje të pamëshirshme.
“Shoku im ishte me mua. Ai u largua për të marrë diçka, ndoshta më pas e kanë qëlluar dhe më pas e kanë futur në gomë dhe i kanë vënë flakën.”, - tha shoqja e njërit prej viktimave, Mekensi Xhejn.
Përshkallëzimi i dhunës vjen dy ditë pas sulmit ndaj Bankës Qendrore dhe tërbimit në lagjet luksoze. Ndërkohë në Florida mbërriti grupi i parë i të evakuuarve amerikanë.
"Ne mirëpritëm 14 pasagjerët e parë nga Haiti, tetë prej tyre fëmijë. Pothuajse 400 të tjerë janë të bllokuar në Haiti.", - u shpreh drejtori i Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave në Florida, Kevin Guthri.
“U deshën disa përpjekje, por nuk u dorëzuan, ditët u kthyen në javë, ata qëndruan me ne deri në fund. Bënë përpjekje për ta bërë këtë evakuim të suksesshëm.", - tha një një i evakuuar nga Haiti-Amerikan, Filip Armand.
Trazirat filluan më 29 shkurt në mungesë të kryeministrit Henri, i cili ishte në Kenia, duke u përpjekur të finalizonte dislokimin e forcave të armatosura të huaja në Haiti për të luftuar bandat. Pas trazirave, ai pranoi të jepte dorëheqjen pasi u formua këshilli presidencial kalimtar.
FITORE DEMOLLI
