Maqedoni
Shkup, sanksionohen 162 shoferë
22.03.2024 09:09
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 162 sanksione.
Pesë gjoba janë shqiptuar për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, dymbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentës shoferë, tetë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), pesë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, gjashtëmbëdhjetë sanksione për kundërvatje të cilat i kryejnë këmbësorët.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
