Maqedoni
U vra me thikë një mjek në Shkup, MPB: Ndërmerren veprime për zbardhjen e rastit
22.03.2024 10:18
Një mjek amë ka humbur jetën mbrëmë pasi që ka marrë plagë të shumta me thikë para poliklinikës në lagjen Zhelezarë në Shkup...

Një mjek amë ka humbur jetën mbrëmë pasi që ka marrë plagë të shumta me thikë para poliklinikës në lagjen Zhelezarë në Shkup. Mjeku është goditur 9 herë me thikë nga një kryerës i panjohur dhe më pas ka ndërruar jetë.
Prokurori publik ka lëshuar urdhër për obduksion, si dhe urdhër për grumbullimin dhe analizimin e të gjitha gjurmëve të gjetura në vendngjarje dhe sigurimin e pamjeve të video vëzhgimit. Po ndërmerren edhe veprime për zbardhjen e ngjarjes, thuhet në njoftimin e MPB-së.
