Botë

Presion mbi Izraelin për ndërprerje të luftimeve, Blinken kërkon armëpushim të menjëhershëm

22.03.2024 10:42

Liderët e BE-së nga Brukseli dërguan një mesazh për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës....

Liderët e BE-së nga Brukseli dërguan një mesazh për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës. Më herët, Shtetet e Bashkuara propozuan gjithashtu një rezolutë në Këshillin e Sigurimit, duke thënë se do ta vendosin atë në votim sa më shpejt të jetë e mundur.

Sekretari amerikan i shtetit Blinken vazhdon bisedimet në Tel Aviv. Ai beson se hendeku midis Izraelit dhe Hamasit po ngushtohet dhe se një marrëveshje e re është e mundur. Operacioni në Rafah mbetet një pengesë midis ShBA-së dhe Izraelit. Blinken ende mbetet në qëndrimin e Uashingtonit se një ofensivë nuk është e nevojshme që Izraeli të fitojë. Ndërkohë Netanjahu është shprehur i gatshëm të dëgjojë propozimet nga Shtëpia e Bardhë.