Ekonomi

KRRE, rriten çmimet e derivateve të naftës

22.03.2024 14:06

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës. Sipas këtij vendimi, çmimet rriten mesatarisht për 0,48%.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 2,00 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98, i EURODIZELIT (D- V), i VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe i Mazutit М-1 SU nuk ndryshon.
 
Nga data 23.3.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 85,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 85,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 76,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 75,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 43,797 (denarë/kilogram)